Deputetët serbë të pozitës dhe opozitës janë përleshur fizikisht gjatë seancës së Kuvendit. Shkak ishte miratimi i një ligji për komunitetet fetare në Malin e Zi.

Ja pamjet e incidentit në Parlamentin e Serbisë

Opozita serbe kërkonte reagimin e shtetit serb ndaj ligjit të miratuar në Malin e Zi.
Por edhe në vendin fqinj, Malin e Zi, pati përleshje të tilla aq sa është dashur ndërhyrja e forcave të rendit që kanë shoqëruar 18 deputetë nga opozita pro serbe. Këta të fundit mendojnë se ligji i ri për komunitetet fetare prek pronat e komunitetit ortodoks serb në Malin e Zi.

Ja pamjet e perleshjes ne Malin e zi

Në të njëjtën ditë kur në Malin e Zi, miratohej ligji të cilin serbët e quajnë si diskriminues për kishat ortodokse në këtë republikë, është miratuar edhe ligji që lejon shqiptarët e Malit të Zi që të përdorin simdolet e tyre kombëtare përfshi edhe flamurin kuq e zi.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA