Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare mbijetuesja e Holokaustit, ja lidhja e saj familjare me Anne Frank 05/01 09:26
Një aeroplan me 100 njerëz në bord është rrëzuar në Kazakistan, duke vrarë të paktën nëntë njerëz, thonë zyrtarët.
Ata thonë se avioni i Bek Air u rrëzua shumë pak kohë pasi u nis nga aeroporti Almaty të Premten në orët e para të mëngjesit sipas orës lokale. Shkaku i rrëzimit nuk dihet akoma.
Një reporter i Reuters afër vendit të ngjarjes tha që kishte mjegull të rëndë në zonë. Zyrtarët njoftojnë se nga aksidenti ka të mbijetuar.
Avioni ishte nisur nga Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, për në kryeqytetin e vendit Nur-Sultan.
Në avion kishte 95 pasagjerë dhe 5 persona nga ekuipazhi.
Top Channel