Lajmet më të lexuara të vitit/ Modelja bind 23-vjeçarin të shfryjë “muskujt” e të shpëtojë jetën

27/12/2019 18:03

Lajmet më të lexuara të vitit 2019. Top Channel ka vendosur që të risjellë lajmet më të lexuara të vitit.

23-vjeçari nga Rusia, Kiril Tereshin, rrezikonte të vdiste po të mos hiqte muskujt e rremë që kishte vënë në trup.

Kirurgët thanë se Kirili kishte injektuar 3 litra nga një lloj xheli me çmim të lirë, i ngjashëm me vazelinën, dhe jo “sintol”, siç kishte deklaruar më parë.

“Bodibillderi” u mund më në fund që t’i nënshtrohet operimit pas një ndërhyrjeje nga Alana Mamaeva, një modele e famshme ruse, e cila nisi një fushatë për të mbledhur fonde për operimin e tij, pasi Kirili kishte thënë që nuk kishte para për ta hequr materialin nga krahët.

Mjekët thonë që Kirili është shumë me fat që dëmi që i ka shkaktuar ky material nuk i është përhapur në të gjithë trupin.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA