Po i afrohemi 1 janarit, që korrespondon me hapjen e merkatos dimërore. Si çdo vit, rreth kësaj kohe, klubet në të gjithë Europën janë vënë në punë për të mbuluar “vrimat e vogla” të zbuluara gjatë pjesës së parë të sezonit.

Disa marrëveshje tashmë janë mbyllur e shumë të tjera janë në proces.

Ka shumë emra futbollistësh që duken më shumë jashtë sesa brenda klubeve të tyre dhe gjithçka tregon se ata do të jenë në qendër të vëmendjes.

Mariano Díaz, Raúl de Tomás, Lemar, Cavani, Haaland, Aleñá, Brahim Díaz, Vidal, Eriksen, Ibrahimoviç, Todibo… do të jenë emrat më të spikatur të periudhës së ardhshme të transferimit.

FOTO GALERI
2/11
Zlatan Ibrahimovic - Sulmuesi suedez sapo ka përfunduar kontratën me Los Angeles Galaxy dhe e ardhmja e tij është një mister. Ibrahimovic konfirmoi se do të kthehej në Itali dhe, megjithëse dukej që Milani e kishte mbyllur marrëveshjen me, nënshkrimi i Carlo Ancelottit me Evertonin mund ta bëjë të ndryshojë mendje. Seria A dhe Premier League janë destinacionet më të mundshme të gjigantit suedez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA