Një çështje shumë problematike është ajo që ka të bëjë me përcaktimin e gjinisë së bebes në laborator. Shkenca e ka bërë të mundur një gjë të tillë dhe ti ofron të gjitha mundësitë. Por kjo nuk është e lejueshme. Ligji e ndalon sepse prish ekuilibrin natyror të lindjeve.

Gjatë përdorimit të teknologjive riprodhuese të asistuara, nuk lejohet zgjedhja e seksit të fëmijës së ardhshëm, me përjashtim të rasteve kur ka mundësi për të trashëguar sëmundje të lidhura me seksin.

Por kjo mund të ndodhë në fshehtësi, me ndihmën e një mjeku dhe në klinikat private në Shqipëri.

“Ky quhet diskriminim gjinor. A ka klinika? Nuk di ta them. Por di të them se nga mediat kam parë që një klinikë ka promovuar një lindje që është bërë me selektimin e seksit, kjo ka dalë nga media s’ka pasur reagim as nga qarqet e ministrisë dhe as nga qarqet shëndetësore normalisht kjo është kërkesë e shpeshtë por në ligjin tonë nuk lejohet dhe mendoj se shumica e klinikave nuk e bëjnë”, – thotë Dr. Elida Gjata, Obstetër, Gjinekolog.

Ligji e ka të parashikuar që procedurat e In Vitros të mos e kalojnë moshën 50 vjeç. Çdo vit raportohen raste të grave të cilat lindin në mosha mbi 50 madje edhe mbi 60 vjeç si rasti i infermieres italiane që kreu procesin në Shqipëri dhe u bë personazhi më i përfolur në media e rrjete sociale.

Kjo gjë nuk lejohet sepse rreziku për jetën e gruas me një shtatzëni pas 50 vjeç është shumë i madh. Por ka edhe faktorë e tjerë që kur gruaja të jetë në pension fëmija është akoma i vogël dhe nëna nuk do ti përgjigjet dot nevojave të tij ekonomike dhe sociale.
Çdo klinikë private punon brenda mureve të saj dhe nuk ekspozon punën. Disa prej tyre mund të bëjnë veprime që nuk janë të parashikuara në ligjin shqiptar, me iniciativën e vet pacientëve dhe mjekëve.

Për ta vërtetuar nëse ky kriter ligjor shkelet në Shqipëri është shumë e thjeshtë. Mjafton të rikthehemi tek agjencia e Turizmit Shëndetësor në Shqipëri. Helth Turizëm Albania tek profili i mjekëve që reklamon ka vendosur edhe arritjet e tyre kryesore. Kështu mjeku Elton Peçi si arritjen e tij më të madhe është që ka arritur me sukses shtatëzaninë e parë inVitro në Shqipëri tek një grua 62 vjeçare. E njëjta gjë vlen edhe për mjekun Besfort Ferhati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA