Pak djallëzi në çdo shenjë horoskopi, mësoni anën e errët të shenjës suaj

23/12/2019 12:31

Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi, referuar astrologes britanike Stella Hyde.

Ajo shpjegon që shenjat e horoskopit kanë dhe anët negative të tyre. Për shembull a e dinit që mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme.

Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për tu bërë lider në çdo fushë të jetës. Mësoni anën e errët të shenjës suaj.

FOTO GALERI
10/12
Bricjapi Interesaxhi! Shpesh arrogant, kokëfortë dhe kur dukshëm nuk kanë të drejtë, një Bricjap është në gjendje që të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të dëshmojë të kundërtën. Bricjapi joshet nga njerëzit e veçantë, por nëse e bezdis sadopak në planet e tij, do të bëjë gjithçka që të të “zhdukë”. Koprracë dhe të këqij, nuk falin asgjë dhe kanë një durim mendor deri në kokëfortësi. Tepër ambiciozë dhe që bëjnë gjithçka për të ruajtur statusin e tyre të lartë social. Mëkati i preferuar është lakmia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA