Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi, referuar astrologes britanike Stella Hyde.
Ajo shpjegon që shenjat e horoskopit kanë dhe anët negative të tyre. Për shembull a e dinit që mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme.
Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për tu bërë lider në çdo fushë të jetës. Mësoni anën e errët të shenjës suaj.
Ujori
Të pa qëndrueshëm! Vërtetë është një shenjë që mbahet për zgjuarsinë dhe logjikën e fortë, por kjo e bën një Ujor që të jetë gjykues i jashtëzakonshëm. Ka gjithmonë diçka për të thënë për këdo dhe i duket vetja më i miri i më të mirëve. Është kritik i tmerrshëm i njerëzve që i rrinë afër. Duke qenë kaq arrogant, mund të kthehet në një qenie të urryeshme. Askush s’mund të durojë dikë që vetëm ankohet për injorancën e të gjithëve. Vëzhgues të pa interesuar të gjendjes njerëzore, të paaftë për të reaguar me spontanitet, antipatikë dhe manipulues, të aftë për të fshehur anët e tyre të errëta. Mëkati i preferuar janë përtacia dhe krenaria.
Top Channel