Modelja më e famshme e madhësisë plus Ashley Graham, 32-vjeç, postoi në Instagram në muajin gusht se ajo dhe burri i saj ishin duke pritur fëmijën e tyre të parë.
Që nga ajo kohë, ajo ka postuar rregullisht foto dhe video që tregojnë ndryshime në trupin e saj gjatë shtatzënisë.
“Kam fituar 22 kile. Dhe çfarë është më e mira, nuk më intereson. Asnjëherë nuk jam ndier më mirë dhe jam aq mirënjohës sa trupi im dhe djali im më kanë lejuar të jem aq e lëvizshme dhe fleksible sa kam qenë më parë”, shkruan ajo në një postim në Instagram.
“Midis stërvitjes, jogës, akupunkturës dhe masazheve limfatike, më në fund ndjehem sikur e kuptova atë shtatzëni dhe si të ndjehem më mirë,” shtoi ajo.
Njoftimet e saj shtynë shumë nëna që të flasin për shtimin e peshës gjatë shtatzënive
Top Channel