Veç temave të shumta tek Partizani ky fundviti i gjeti mes një largimi jo pak të rëndësishëm siç është Jasir Asani.

Vetë ai për Top Channel tregon se klubi i kuq ndikoi shumë në këtë transferim.

“Kam luajtur gjithmonë në klube serioze si Vardari apo Partizani që ka një nivel të lartë dhe më ndihmoi shumë në transferimin tim në Suedi”.

Përsa i takon trajnerit që e ka këshilluar dhe ndihmuar më shumë, Asani nuk mendohet dy herë.
“Kam pasur shumë trajner por Skender Gega është më i dashuri për mua. Më ka ndihmuar dhe mësuar shumë gjëra. Kam folur me të në telefon përpara pak ditësh dhe më uroi për transferimin tim, ishte i gëzuar”.

Në fund një koment në lidhje me keqardhjen e madhe, mungesa që i ndjeu treshes Bam këtë sezon.

“Do më marrë malli për BAM, kemi qenë një sulm i frikshëm dhe këtë sezon nuk ishim më kështu, por ky është një vendim që i takon klubit, nuk mund të jemi gjithmonë njësoj”.

Sidorela Gjoni

Top Channel