Shi prej më shumë se 12 orësh! Përmbytet një banesë në Gjirokastër

22/12/2019 14:18

Reshje të dendura, prej më shumë se 12 orësh po vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

Një banesë në lagjen Dunavat të qytetit të Gjirokastrës është përmbytur nga ujërat. Mësohet se është njoftuar stacioni zjarrfikës, i cili ka nisur një mjet drejt banesës, me qëllim për të ofruar ndihmë.
  Reshjet nuk ndalen në Gjirokastër, niveli i ujërave po rritet me shpejtësi!
  Probleme edhe në Gjirokastër/ Reshje të shumta shiu, rrëshqitje dherash dhe bllokim rruge

Top Channel