Cungu: Tirana na mposhti me eksperiencë, objektivi ynë vetëm ndeshja e radhës

22/12/2019 17:36

Nuk e fsheh zhgënjimin në mikrofonin e Supersport, trajneri i Laçit Armando Cungu për humbjen që skuadra e tij pësoi ndaj Tiranës.

“Zhgënjimi është i madh për rezultatin sepse për lojë kërkuam të fitonim. Kushtet atmosferike e bënë që të mos flitej për futboll por kush e largon topin më lart. Shënuam një gol por gabuam në vendosje dhe kundërshtari e shfrytëzoi gabimin tonë por edhe falë kualiteteve që ka dhe meriton komplimente Tirana.U bënë disa ndeshje dhe në të fundit, ka lojtarë dhe individë që nuk bëjnë ndeshjen e tyre. Normalisht duhet të jenë 90 minuta në fushë sepse kemi djem të rinj dhe duan një moment. Është e vështirë t’i bie barra një të riu në kushte si sot dhe ka gjendje të rëndë psikologjike dhe nuk mund t’i besohet të rinjve”.

Eksperienca dhe kualitetet e Tiranës bënë diferencën në këtë sfidë sipas Cungut.

“Ne hyjmë gjithmonë për të fituar një ndeshje. Në futboll ka edhe barazim dhe në fushën e lojës duhet të menaxhojmë situata. Kur nuk është dita jote për të fituar, duhet të mbash të paktën barazimin. Goli i parë por edhe i dyti janë të pafalshëm pasi ka 5 mbrojtësa dhe askush nuk e largon. Fusha kërkon ekuilibër. Ne ishim aty por gabuam.Nuk ka nevojë të reflektoj sepse i di kapacitetet. Gjoni duhet të kuptojë se vinte nga një dëmtim dhe nuk është në gjendjen më të mirë., kishim nevojë ta kishim në ekip dhe vetëm ai mund ta bëjë atë pozicion. Domgjoni ka luajtur si stoper dhe nuk është hera e parë që luan aty. Tirana nuk hapi rrugë dhe luftoi por Tirana ka kualitete si Kale apo Torassa. Kanë zgjuarsi për të krijuar situata.Goli i parë erdhi nga një tërheqje e mesfushorit. Në këtë terren nuk bëhet fjalë për të luajtur dhe për të ndalur topin e për të goditur. Gabuam dhe përfitoi kundërshtari. Me aq forca të rreshtuar, ishte fatale t’i dhuronim atë kënaqësi kundërshtarit”.

Cungu nuk përcakton objektiva dhe thekson se Laçi duhet të mendojë vetëm për ndeshjen e radhës.

“Ditën që kam ardhur më keni thënë jeni për kampion dhe kam thënë se shohim ndeshjen e radhës. Edhe sot kam këtë përgjigje. Kemi nevojë për afrime”.

Në fund një urim për festat e fundvitit nga trajneri shkodran.

“Futbolli është futboll por i uroj të gjithë me zemër një Krishtlindje të gëzueshme dhe Vit të Ri të mbarë. Uroj edhe sportistët, gazetarët dhe të gjithë ata që organizojnë futbollin shqiptar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA