Surpriza e çmimeve Oscar, triumfon aktorja nga Kosova Luana Bajrami me filmin me metrazh të shkurtër
Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare Marika Kallamata, aktorja shqiptare që ka realizuar dhjetëra role në teatër e në kinema.
E mbetur në kujtesë edhe si gjyshja e përrallave, Kallamata do të mbahet mend për rolet e saj në filmat “Nxënësit e klasës sime”, “Kur xhirohej një film”, “Fillim i vështirë”, etj.
Homazhet për “Artisten e Merituar” do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës” në Tiranë, nga ora 11:00-13:00.
Biografia
Marika Kallamata u lind në Fier më 17 nëntor 1930.
Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaft role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë.
Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet.
Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena.
Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë.
Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.
Top Channel