Edhe në takimin e tretë të “Shengenin Ballkanik” që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish liderve të Kosovës për refuzimin për t’u ulur në tryezë në këtë nismë.

Pothuajse gjithë fjalimin, Rama ia ka kushtuar Prishtinës, duke e paralajmëruar se vendimi për të mos iu bashkuar kësaj nisme po dëmton Kosovën.

“Kjo nismë nuk është përjashtuese, nuk është imponuese, nuk i imponohet askujt dhe nuk imponohet prej askujt. Refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës për të marrë pjesë në këtë tryezë është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Kosovën”, u shpreh Rama.

“Plagët e së shkuarës nuk shërohen me helm dhe acid, por me ilaçe. Ilaçet nuk jemi ftuar t’i shpikim, por mjafton t’i shohim si kanë shërbyer në të ardhmen”, shtoi Rama.

Kryeministri shqiptar theksoi kjo nismë nuk do të ndalet dhe se marrëveshjet do të zbatohen.

“Nisma nuk ndalet, por do të vazhdojë me bindjen se i kemi të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshjet që i kemi realizuar më parë”, u shpreh Rama.

Kosova, Bosnje-Hercegona dhe Mali i Zi refuzojnë t’i bashkohen “Shengenin Ballkanik”, ku marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

  Tërmeti/ Vuçiç: Serbia do të jetë një nga donatorët më të mëdhenj për Shqipërinë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA