Dua Lipa duket mahnitëse në xhaketën rozë, teksa nuk i lëshon duart nga i dashuri i saj rrugëve të New Yorkut

21/12/2019 12:08

Ajo ka qenë shumë aktive në media kohëve të fundit, duke promovuar albumin e saj të ardhshëm.

Dua Lipa gjeti pak kohë për një pushim të vogël të premten, ndërsa u pa me të dashurin e saj Anwar Hadid rrugëve të New Yorkut, shkruan DailyMail.Krijuesja e hitit “New Rules”, 24 vjeçe, dukej e lezetshme në një xhaketë rozë të mbushur me tegela, ndërsa mbante duart shtrënguar me modelin 20-vjeçar, pas paraqitjes së saj në emisionin “Good Morning America”.Ata vizituan apartamentin e motrës së Anwarit, Gigi Hadid për gjysmë ore para se të shkonin në shtëpi.

Këngëtarja e hitit “One Kiss” kishte veshur edhe një palë xhinse të zeza të mbështjella në kyçin e këmbës dhe një palë çizme lëkure me taka për shëtitjen.Bukuroshja mbante sendet e saj në një çantë të zezë dhe për aksesorë kishte zgjedhur disa unaza ari.

Ndërkohë Anwar kishte veshur një xhaketë të zezë dhe pantallona të lyer me arna të ndryshme.Më herët gjatë ditës Dua ndaloi për të bërë fotografi me fansat, që donin një ‘selfie’ me të, pasi ajo la studiot e “Good Morning America”.

Fituesja e çmimeve “Grammy” dukej e buzëqeshur teksa u jepte mundësinë fansave që të fotografoheshin me të.Së fundmi, këngëtarja shqiptare mori pjesë edhe në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku këndoi “Don’t start now”, që është kënga e parë e albumit të saj të dytë, i cili pritet të dalë në fillim të vitit 2020.

Ajo gjithashtu ka një turne evropian tashmë të rreshtuar që do të fillojë më 26 prill 2020 në Madrid.Gjatë bisedës me Jimmy Fallon, Dua rikujtoi paraqitjen e saj të parë në vitin 2016 në emisionin e bisedave në NBC që gjithashtu ishte performanca e saj e parë në televizionin amerikan.

Ajo kujtoi se e përqafoi atë më pas ‘aq shumë’ saqë nuk i kurseu fjalët dhe uratat më të mira për artisten shqiptare, që aso kohe veç ishte një yll në ngjitje.Këngëtarja zbuloi gjithashtu se Çmimi “Grammy” që ajo fitoi në fillim të këtij viti për “Artisten e re më të mirë”, e ka bërë punën e saj më të vështirë.

“Patjetër që nuk kam pritur diçka të tillë me këngën time të parë”, pranoi Dua, e cili gjithashtu fitoi një “Grammy” në shkurt për “Këngën më të mirë ritmike”, për duetin me Silk City, “Ekectricity”.Dyshja folën gjithashtu për Festivalin e saj Sunny Hill në Kosovë – vend në të cilin ajo jetoi nga mosha 11 deri në 15 vjeçare.

Ajo sqaroi se hip hop ishte popullor në Kosovë dhe se shfaqja e dytë në të cilën ajo shkoi ishte ajo e reperit 50 Cent. /Telegrafi/

FOTO GALERI
1/12

Top Channel