Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së zv/drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Albert Kuliçi, mëngjesin e sotëm. Në një lidhje direkte me Top News, gazetari Mikel Marsi raportoi se një kamer sigurie e vendosur pranë vendit të ngjarjes ka filmuar autorin.

Një makinë ka hyrë kundravajtje në rrugicën ku ndodhej e parkuar makina me targë AA 583OO, e prokurorit Kuliçi. Nga makina ka zbritur një person i maskuar, i cili i është afruar makinës së prokurorit dhe ka hedhur sasinë e eksplozivit. Rreth 20-30 sekonda më pas ka shpërthyer eksplozivi duke dëmtuar makinën e prokurorit.

Pasi ka hedhur eksplozivin, autori është rikthyer te makina me të cilën erdhi dhe është larguar nga e njëjta rrugicë në lagjen “28 nëntori”.

  Tritol makinës së prokurorit, Albert Kuliçi ka hetuar ngjarjet më të bujshme në Vlorë

FOTO GALERI
7/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA