Juventus mori kryesimin e kampionatit italian të futbollit pas një fitoreje të vështirë 2-1 në fushën e Sampdorias,që vendos 3 pikë më shumë se vendi i dytë, Inter.

Skuadra vendase ishte imponuar në dy përballjet e fundit ndaj torinezëve por në provën e tretë kur të gjithë shpresonin në vazhdimësi, u dorëzua edhe pse minimalisht..

E majta fluturimthi e argjentinasit Paulo Dibala i dha epërsinë kampionëve në fuqi, në një goditje të cilën nuk mund të bënte asgjë portieri Audero.

Në skajin tjetër portieri Bufon barazoi Maldinin me numrin më të lartë të prezencave në Serinë A, 647 secili, por veterani nuk arriti dot të evitojë golin e barazimit të Sampdorias, me autor Kaprari.

U desh një kërcim gjigant i Kristiano Ronaldos brenda pjesës së parë për ti dhënë miqve avantazhin sërish, një kryevepër e portugezit që u duk se fluturonte përballë mbrojtësve vendas, në rrjetën që vendosi dhe sfidën.

Top Channel