Nokia 800 Tough është një telefon i vogël, pothuajse i pashkatërrueshëm, me baterinë që i mban gati një muaj, dhe madje me shumë veçori e programe moderne që i gjeni dhe te smartfonët.
Telefoni mund të marrë komanda zanore me Google Assistant, lidhet me rrjetin 4G, dhe është ndërtuar që t’i mbijetojë edhe përplasjeve të forta.
Trupi i telefonit është i rrethuar me gomë që të përballoë përplasjet e forta dhe nuk fut ujë.
Bateria është 2100 mAh, dhe mund të rrijë në “standby” edhe një muaj. Ndërsa bisedat me këtë bateri mund të vazhdojnë pa ndërprerje për plot 12.5 orë, kur përdoret rrjeti GSM. Me rrjetin 4G mund të flisni për nëntë orë e gjysmë.
Fishat e karikimt, të baterive dhe të kartës së memories kanë kapakë që krijojnë rezistencë ndaj ujit, por ajo që është mbresëlënëse është se mund të hapë Google Assistant, Twitter, Youtube, Google Maps, Facebook e madje dhe Whatsapp.
Gjëja e vetme negative në telefon është kamera, e cila lë shumë për të dëshiruar. Po ashtu edhe çmimi nuk është i vogël, pasi shitet për rreth 100 euro. Megjithatë, duhet pasur parasysh që ofron shumë më tepër se variantet e tjera të Nokias dhe është praktikisht i pashkatërrueshëm.
Top Channel