Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç ishte edhe një herë në qendër të vëmendjes falë stilit të saj.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci të dielën, më 22 dhjetor, u mbajt një debat televiziv për kandidatët dhe Grabar-Kitaroviç tërhoqi  vëmendjen e të gjithëve.

Kolinda zgjodhi një fustan blu të lehtë dhe sapo u shfaq, të gjithë e kishin të qartë se kush ishte frymëzimi i saj i modës.

Veshja e saj ishte e ngjashme me atë të Zonjës së Parë të Amerikës në përurimin e Donald Trump në janar 2016. Kolinda madje kopjoi këpucët dhe stilin e flokëve të Melania, transmeton KosovaPress.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel