Aktiviteti në rrjetet sociale të liderëve politikë ka nisur që herët në mëngjes. Megjithatë, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të komunikuar me qytetarët.

Rama e ka nisur ditën me disa fjalë të shenjta, siç ai shprehet.

“Më mirë të jetoj sikur ka Zot dhe kur të vdesë të dalë që nuk ka, se sa të jetoj sikur s’ka Zot dhe të më dalë përpara kur të vdes”, janë këto fjalë të shkrimtarit Albert Kamy, që Rama i publikon në profilin e tij.

Ndërsa Basha ka preferuar të postojë disa foto nga takimi që ka zhvilluar me Paul Mçarthy, drejtor i ‘IRI Global’ për Evropën.

“Takim shumë i frytshëm me Paul Mçarthy, Drejtor i IRI Global për Europën me të cilin folëm për krizën politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Vlerat e Perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës dhe ndërtimin e një shteti modern”, shprehet Basha.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA