Shkrirja e akullit në male do të kërcënojë rreth dy miliardë njerëz në të ardhmen, paralajmërojnë shkencëtarët, duke përmendur se akulli në majat më të larta malore shkrihet me shpejtësi të lartë.

Ulja e zonave malore nën borë dhe akull është më e përhapur në vendpushimet e skive evropiane që varen nga bora artificiale dhe bëhen vendpushime verore në vend të vendpushimeve dimërore.

Qeveria zvicerane thotë se numri i skiatorëve në Alpe ka rënë me rreth 24 për qind gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Deri në fund të shekullit 21, sasia e borës në shpatet e skive ka të ngjarë të bjerë në më pak se 50 për qind të sasisë së tanishme, dhe shtigjet nën 1.500 metra mbi nivelin e detit mund të mbeten plotësisht pa dëborë, shkruan revista “Nature”.

Ekspertët citojnë rajonet më të rëndësishme malore që kanë sasi të mëdha uji në formën e borës dhe akullit. Ka më shumë në vargmalet se kudo tjetër në botë, përveç në Arktik dhe Antarktik, ku ndodhen mbi 200.000 akullnaja si dhe liqene.

Ndërsa shkrihet akulli dhe bora, uji po lëshohet gradualisht dhe po mbush burimet ujore të lumenjve dhe liqeneve thelbësore për jetën e rreth 1.9 miliard njerëzve, që është rreth 20 për qind e popullsisë së sotme në Tokë.

Studimi i ri nxjerr në pah katër sistemet më të mëdha në katër kontinente – në Azi, Evropë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut.

Sistemi më i madh, më i rëndësishmi, por edhe më i rrezikuari është sistemi aziatik i pellgjeve që furnizojnë ujë nga rajoni ku ndodhen masivët Himalaja, Karakorum, Hidukus dhe Ladak. Ai prek direkt më shumë se 200 milionë njerëz kryesisht në Afganistan, Kinë, Indi dhe Pakistan.

Në Evropë, këto janë Alpet dhe basenet e lidhura me Rhone, Po, Rhine dhe Detin e Zi … Rreth 70 milionë njerëz varen prej tyre. Në Amerikën e Veriut janë malet e Kordilerës, të cilat furnizojnë shumë lumenj me ujë dhe prej tyre varen nga rreth 14 milionë njerëz.

Në Amerikën e Jugut ndodhen Andet dhe Kordileret prej të cilave varen nga rreth tetë milion e gjysmë njerëz. Malet po ngrohen dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës.

Gjatë 100 vjetëve të ardhshëm, ndryshimi i klimës do të ndikojë në ujë të pijshëm për njerëzit, ujë për energji elektrike dhe ujë për bujqësi, paralajmërojnë klimatologët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA