BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar, të tjera viktima të dyshuara britanike Nëse femrat do të drejtonin çdo vend në botë do të kishte një përmirësim të përgjithshëm të standarteve të jetesës dhe rezultateve. Ky është të paktën mendimi i ish presidentit amerikan, Barak Obama. Duke folur në Singapor, ai tha se femrat nuk janë perfekte por janë pa diskutim më mirë se burrat.
Ai tha se pjesa më e madhe e problemeve në botë vijnë nga të moshuarit, kryesisht meshkuj që mbajnë pozicione pushteti. Ai foli edhe për polarizimin politik dhe përdorimin e medias sociale për të përhapur lajme të rreme. Duke folur në një event privat mbi lidershipin, Obama tha se ndërsa ishte në detyrë ai ishte frymëzuar nga imagjinimi i një bote të drejtuar nga femrat.
“Ju nuk jeni perfekte, por mund të them me plot bindje se jeni më mirë se ne, meshkujt”, tha ai. “Jam absolutisht i bindur se për dy vjet, nëse çdo vend i tokës do të drejtohej nga femrat, do të kishte një përmirësim domethënës të gjithçkaje”. I pyetur nëse do të kthehej ndonjëherë në lidershipin politik ai tha se besonte tek liderët që mënjanoheshin kur vinte koha e duhur.
Barak Obama ka shërbyer si president nga 2009 deri në 2017. Që nga largimi prej shtëpisë së bardhë, ai dhe ish zonja e parë, Michelle Obama kanë ngritur një fondacion për liderët e rinj në botë.
Top Channel