Reperi i njohur kosovar, Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin artistik MC Kresha, i ka dhënë fund beqarisë.

Bashkëshortja e tij, Erzina Shehu, kishin parashikuar dasmën e tyre të dielën e 15 dhjetorit.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private me shumë pak të ftuar, në “Hotel Garden” në Prishtinë.

Megjithëse me një numër shumë të kufizuar të ftuarish, të cilëve u është kërkuar t’i mbajnë në privatësi të gjitha detajet  e dasmës – në rrjetet sociale qarkulluan fotografi dhe video që tregojnë momente nga dasma.

MC Kresha është një nga reperët shqiptarë më të spikatur ndër vite, gjersa Erzine njihet si menaxhere e rrjetit “Zara” në Prishtinë.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel