Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, ka kryer ditën e sotme një vizitë në Tiranë.

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ishte sot në kampin e Vorës ku vizitoi çadrat ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ai mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane.

Në një komunikim për media nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Rama falenderon Italinë për solidaritetin e dhënë ndaj popullit shqiptar pas katastrofës së 26 nëntorit

“Falenderoj Ministrin e Punëve të Jashtme, por mund ta them me plotë gojën edhe pse është vizita e tij e parë në Shqipëri, ai është një mik i Shqipërisë dhe Shqiptarëve se pavarësisht ngarkesës së punëve të përditshme gjeti kohën për të ardhur në Shqipëri për të shprehur solidaritetin e popullit mik Italian me Shqipërinë, në këto moment të vështirë, pas katastrofës së 26 nëntorit”, ka thënë Rama.

Rama shpreh mirënjohje ndaj trupave të kërkim-shpëtimit që shpëtuan jetë njerëzish nga tragjedia e 26-nëntorit – “nuk do jetë asnjëherë mjaft për të përsëritur shprehjen e mirënjohjes më të thellë ndaj Italisë, ndaj qeverisë dhe ndaj trupave të kërkim-shpëtimit dhe të emergjencave civile italiane që ishin të parat që zbarkuan në Shqipëri dhe vunë jetën e tyre ne rrezik për të shpëtuar jetë njerëzish të këtij vendi”.

Rama në fjalën e tij shprehet se Italia ka qenë partneri kryesor në marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe nuk janë kursyer kurrë në mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë.

“Marrëdhënia jonë me Italinë është e shkëlqyer, më vjen mirë që edhe me qeverinë italiane kemi një marrëdhënie të mirë. Ka shumë gjëra për të cilat Italia dhe qeveria e Italisë meriton të falenderohet, dua të them se në radhë të parë falenderoj pa masë ministrin për impenjimin konstant të Italisë, për të shtyrë procesn e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë. Italia ka qenë dhe do të mbetet partneri ynë kryesorë në marrëdhëniet ekonomike tregtare dhe vendi që nuk është kursyer asnjëherë në mbështetje. Me ministrin kemi diskutuar reformën e drejtësisë dhe legjislacionin e ri kundër KCK-së, edhe mbi njësinë special kundër korrupsionit, ku ministri më ka konfirmuar gatishmërinë e Italisë për bashkëpunim”, tha kryeministri.

“Vitin e ardhshëm mbushen 10 vite nga paterniteti strategjik mes Italisë, duam ta thellojmë duke vazhduar të afrohemi në fushat e interes të përbashkët. Së fundi dua të falenderoj ministrin edhe për mbështetjen që ka dhënë për marrjen e kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria. Ne do të bëjmë më të mirën, do të jetë një vlerë e shtuar për vendin tone”, shton Rama në fjalën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA