“Tsunami Demokratik”/ Organizon tubim para “El Clasico”

10/12/2019 12:41

Nuk ka paqe rreth “El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit ku politika duket se i ka zgjatur tentakulat e saj.

Sfida e Camp Nout mes dy gjigandëve të futbollit spanjoll dhe atij botëror ishte parashikuar të luhej në 23 Tetor, por u shty për në 18 dhjetor për shkak të protestave të dhunshme që shpërthyen në Barcelonë pas vendimit për dënim me burg të liderëve politike pro pavarësisë së Katalonjës.

Por duket se problemet në këtë pikë nuk mungojnë. Platforma ‘Tsunami Democratic’ nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri thirrje për një tubim disa orë përpara fillimit të kësaj sfide, pa përjashtuar këtu edhe ndërmarrjen e aksioneve të tjera detajet e të cilave nuk u zbuluan
Në komunikatën e saj kjo platformë thekson se aktualisht janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë eveniment 18 mijë persona, një grumbullim ky që është një akt proteste për vendimin e procesit. Duke marrë parasysh zonat gjeografike të pjesëmarrësve, Tsunami Democratic përcaktoi 4 vende për grumbullimin e protestuesve që janë rreth stadiumit Camp Nou.

Tsunami Democratik pretendon se aksionet e saj do të ndiqen nga 650 milionë persona në të gjithë botën. në komunikatën e tij të titulluar ’18 dhjetor: Te drejta, Liri dhe Vetëvendosje’, kjo platformë justifikon mbajtjen e këtij tubimi me idenë se Katalonja po jeton një situatë të jashtëzakonshme dhe është e nevojshme që të veprohet në mënyrë të jashtëzakonshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA