Mabetex Prishtina ka mundur Penzën me rezultat 116:45 (28:8, 23:15, 40:9, 23:13) në ndeshjen e mbetur të javës së nëntë në Superligën e Femrave.
Prishtinaset dominuan nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar.
Vendaset çerekun e parë e fitojnë 28:8, kurse me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, duke e fituar 23:15 për të shkuar në pushim me rezultat 53:23.
Kryeqytetaset ishin më bindëse edhe në periodën e tretë, që e fitojnë 40:9, derisa e fitojnë edhe dhjetëminutëshin e fundit 23:13 për të triumfuar në fund me rezultat 116:45.
Te Mabetex Prishtina u dalluan Enxhi Xhanaj me 23 pikë e dhjetë kërcime, Nyilah Myers me 19 pikë e dhjetë kërcime, Besjana Martinaj me 17 pikë, Era Shatri me 15, Enisa Kamerolli me 14, Tringa Ukaj me 12 dhe Irma Konjusha me 10, kurse te Penza më e dalluara ishte Diedona Halitaj me 14 pikë e pesë kërcime.
Mabetex Prishtina e përfundon stinorin me tetë fitore dhe dy humbje, duke u renditur në vendin e dytë, kurse Penza me gjashtë fitore dhe katër humbje në vendin e tretë.
Top Channel