Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli, i cili ra disa orë më parë në greminën e Thethit po transportohet me helikopterin e Forcave Ajrore drejt Tiranës.

Beluli është marrë nga fshati Ndërhysaj, njësia administrative Shalë. Lajmi bëhet me dijeni nga ministria e Mbrojtjes.

Operacioni u krye me sukses nga FNSH-ja e Shkodrës. Mësohet se efektivi ishte jashtë detyrës dhe po bënte një shëtitje në zonë, në momentin kur u rrëzua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA