Burri e braktisi kur u paralizua, nëna e katër fëmijëve i jep një mësim që nuk ka për ta harruar kurrë

09/12/2019 20:59

Janë disa momente në jetë ku mund të kesh një kthim 360 gradë. Kjo gjë i ka ndodhur Rionës, nënë e katër fëmijëve nga Halifax e Kanadasë, e cila dy vite më parë pësoi një paralizë të këmbëve pas një goditjeje që mori në shpinë.

Kur vuante në spital dhe mjekët nuk i jepnin shpresa se ajo mund të ecte sërish, Riona merr edhe një tjetër lajm të keq, bashkëshorti i saj i kërkoi divorcin edhe pse ato bashkë kishin 14 vite martesë. Edhe pas të gjithë këtyre dhimbjeve dhe të papriturave, Riona e gjeti forcën dhe me anë të një lajmërimi në Facebook, ajo bënte thirrje se ishte në kërkim të një trajneri personal që të ushtronte këmbët dhe të ecte sërish.

Thirrjes së saj ju përgjigj Keith Mason i cili në të kaluarën ka qenë një lojtar “rugby”. Për gjashtë muaj me ndihmën e patericave dhe ushtrimeve intensive me Keith, nëna e katër fëmijëve arriti të ecte dhe të kryente rutinat e përditshme të shtëpisë, ndërsa për distanca të largëta i duhej ende ndihma e patericave dhe e karriges me rrota.

Por më e bukura nuk ka ardhur akoma, gjatë kohës që 35 vjeçari Keith kujdesej që ajo të përmirësohej sa më shpejt, ata ranë në dashuri dhe tani prej 11 muajsh jetojnë së bashku me 4 fëmijët e Rionës dhe vajzën e 35 vjeçarit,  të cilën e ka nga një martesë e parë.

Në fotot e publikuara ata shfaqen shumë të lumtur në krah të njëri tjetrit.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA