Futbolli shqiptar i rikthehet aktiviteteve pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit që goditi vendin.
Skuadrat e Kategorisë Superiore zbritën në fusghën e lopjës për zhvillimin e ndeshjeve të javës së 14 që ishin programuar të zhvilloheshin javën e kaluar. Gjithçka nisi me një minutë heshtje në nder të viktimave të tërmetit, një moment që më pas ia la vendin futbollit të luajtur.
Një prej sfidave më të rëndësihsme të kësaj jave ishte ajo e luajtur mes Bylisit dhe Partizanit në Adush Muca, një sfidë kjo që pa si fituese skuadrën ballshiote me rezultatin 2-1 duke u ngjitur në kuotën e 23 pikëve, ndërkohë që partizani edhe pas kësaj humbje gjithsesi do të ruajë vendin e parë edhe për këtë javë. Pjesa e parë e sfidës u mbyll me barazimin 1-1 me Bylisin që kaloi në avantazh falë autogolit të belicës, ndërkohë që Bardhi barazoi shifrat për Partizanin.
Në pjesën e dytë Guindo shënoi golin e dytë për Bylisin që rezultoi të ishte i fitores, ndërkohë që kryeqytetasit minutat e fundit i zhvilluan me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Telushit. Fitore shënoi edhe Vllaznia që në Gjirokastër mundi Luftëtarin me rezultatin 2-0. të dy golat skjuadra shkodrane i shënoi në pjesën e dytë të sfidës, madje në minutat e fundit të saj me Malotën dhe Likën dhe tani ajo e sheh veten në kuotën e 20 pikëve
Top Channel