Zemra është një nga organet më të rëndësishme në organizmin e njeriut. Në thelb, zemra është një muskul (pak më e madh se grushti), e cila pompon 72 herë në minutë.
Zemra punon si një pompë, lëviz gjakun në trupin tonë për të ushqyer çdo qelizë. Qëllimi i saj është që të pompojë gjak në organet dhe indet e trupit që kanë nevojë për oksigjen dhe ushqyes. Ekspertët e fushës së mjekësisë rekomandojnë dhe shprehen se një dietë e pasur me vitamina dhe fibra, si edhe aktiviteti fizik përreth një orë në ditë janë çelësi për një shëndet të mirë të zemrës.
Pesë racione fruta dhe perime.
Ngrënia e pesë racioneve me fruta deh perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës. Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe në pas të konsumoni disa të tjera gjatë vakteve. bëni një përpjekje të vërtetë dhe qendrojini parimit pesë racione fruta perime në ditë.
10 minuta aktivitet fizik
Ekspertët sugjerojnë që të kryeni 10 minuta aktivitet fizik në ditë. Rekomandohet që njeriu të kryej aktivitet fizik 30 minuta në ditë, por edhe 10 minuta do të ndihmojnë për një shëndet të mirë të zemrës. Studimet e ndryshme të kryera nga universitetet më të mëdha në botë për fushën e mjekësisë, shprehen se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjes së zemrës me 50 përqind.
8 orë gjumë
Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën. Garantimi i saj mund të jetë proces sfidues për ju, megjithëse është shumë e rëndësishme. Sepse një gjumë i mirë dhe pa shqetësime, ju ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, të mbani mend më mirë dhe të ndiheni më energjik.
Top Channel