“Krimi dhe korrupsioni është problem kudo, dhe Brukseli nuk është më mirë”, Rama për “Euronews”: Ne e meritojmë futjen në BE
Në tërmetin e 26 nëntorit 2019 në mesin e viktimave ishte edhe një kyrekomisar, Bajram Hajdarmetaj, i cili ndodhej në Konvaleshencën.
Partia Demokratike ka kërkuar informacion se çfarë ka bërë Ministria e Brendshme pas tërmetit të 21 shtatorit.
A kishin kërkuar ata për verifikimin e sigurisë së ndërtesës pas tërmetit të 21 shtatorit.
Pas kërkesës për informacion mbi mosveprimet lidhur me dy pallatet në Thumanë, ku humbën jetën 24 qytetarë, me anë të një kërkese zyrtare, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i kërkon Edi Ramës dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, informacion lidhur me verifikimet e kryera në Godinën Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës, e cila u shkatërrua në tërmetin e datës 26 Nëntor dhe ku fatkeqësisht, humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmetaj.
Në mënyrë zyrtare, PD kërkon informacion lidhur me këto 4 çështje:

Top Channel