Rama në Porta a Porta: Në Durrës dhe në Tiranë do të ndërtojmë lagje të reja dhe të bukura me arkitekt të njohur

05/12/2019 06:54

Kryeministri Edi Rama mbrëmë në darkë ishte i ftuar në emisionin Porta a Porta të gazetarit të mirënjohur italian Bruno Vespa.

Kryeministri Rama falenderoi për solidaritetin e veçantë të Italisë dhe promovoi dhe portalin për mbledhjen zyrtare të fondeve përmes e-albania duke premtuar një rindërtim të shpejtë të vendit.

“E bukura do të ndihmojë për të kaluar këtë situatë kaq të vështirë – tha Rama. Do të ndërtojmë një lagje të tërë të bukur në Durrës, por dhe të tjera në Tiranë, për të cilat po punojnë arkitektë të huaj të njohur.

Nuk do të jenë shtëpi për të varfër, – tha Rama, – nuk do të jenë shtëpi ku djali të trashëgoi varfërinë e babait”- u shpreh kryeministri.

Top Channel