Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shtyrë afatin për Dorëzimin e Aplikimeve, në kuadër të Programit IPARD II.
“Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen vetëm në zyrat qendrore të AZHBR-së në zarfe të mbyllura me titullin Thirrje për Dorëzimin e Aplikimeve, së bashku me titullin e masës, emrin e plotë dhe adresën e aplikantit dhe me shënimin “Të mos hapet
përpara dorëzimit”, deri në datën 15 Janar 2020, sipas orarit zyrtar 08:00 -16:30”, thuhet në njoftim.
Programi IPARD II, kontribuon me 94 Milionë Euro, fonde nga BE dhe Qeveria Shqiptare, për harkun kohor 2014-2020, me qëllim zhvillimin e sektorit agro-ushqimor. Programi IPARD II ka objektiv dhe prioritet mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, përmirësimin e konkurrencës, pajtueshmërisë me standardet e BE-së, mbështetjen e investimeve në zonat rurale me qëllim diversifikimin e ekonomisë rurale dhe krijimin e biznesit, duke çuar në përmirësimin e mundësive të punësimit dhe përfshirjes sociale.
Njoftimi i plotë
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpall shtyrjen e afatit për Dorëzimin e Aplikimeve, në kuadër të Programit IPARD II, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Zhvillimin Rural (IPARD) me qëllim zhvillimin e Sektorit Agro-Ushqimor për thirrjen e dytë, si më poshtë:
1. Shtyrjen e afatit për aplikime për Thirrjen e Dytë nga Programi IPARD II deri në datën 15 Janar 2020.
2. Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen vetëm në zyrat qendrore të AZHBR-së në zarfe të mbyllura me titullin Thirrje për Dorëzimin e Aplikimeve, së bashku me titullin e masës, emrin e plotë dhe adresën e aplikantit dhe me shënimin “Të mos hapet
përpara dorëzimit”, deri në datën 15 Janar 2020, sipas orarit zyrtar 08:00 -16:30.
Aplikimet duhet të dorëzohen si më poshtë:
• Nëpërmjet dërgesës postare rekomande, ose
• Dorazi (duke përfshirë shërbimet koriere) direkt në Autoritetin Kontraktues në këmbim të
një mandati dorëzimi me firmë dhe datë nga:
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural
Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr.56
Tiranë, Shqipëri>
Aplikimet e dërguara nëpërmjet çdo mënyre tjetër (p.sh. me faks apo e-mail) apo të dërguara
në adresa të tjera do të refuzohen.
Çdo aplikim i mbërritur në AZHBR pas datës 15 Janar 2020 do të refuzohet.
Programi IPARD II, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA II) për Zhvillimin Rural (IPARD), kontribuon me 94 Milionë Euro, fonde nga BE dhe Qeveria Shqiptare, për harkun kohor 2014-2020, me qëllim zhvillimin e sektorit agro-ushqimor. Programi IPARD II ka objektiv dhe prioritet mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, përmirësimin e
konkurrencës, pajtueshmërisë me standardet e BE-së, mbështetjen e investimeve në zonat rurale me qëllim diversifikimin e ekonomisë rurale dhe krijimin e biznesit, duke çuar në përmirësimin e mundësive të punësimit dhe përfshirjes sociale.
Thirrja është e hapur për të gjithë (persona fizikë dhe juridikë), puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushat e prodhimit bujqësor, agropërpunimit dhe zhvillimit rural, nga data 30 Tetor – 15 Janar 2019, në masat e mëposhtme:
Masa 1: “Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore” në sektorët:
Qumësht, Mish, Fruta-Perime,Vresht.
Masa 3: “Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” në sektorët:
Qumështi dhe përpunimi i qumështit, Përpunimi i mishit, Përpunimi i frutave dhe perimeve,
Vera.
Masa 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” në sektorët:
Sigurimi dhe Prodhimi i bimëve medicinale dhe aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative, kërmijve; Përpunimi dhe tregëtimi në nivel ferme i produkteve bujqësore (qumështi, mishi, frutat perimet dhe verës); Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra apo të kultivuara, kërpudhave, vaji i ullirit, mjalti, peshku dhe produktet e peshkut, prodhimi dhe tregtimi i vajrave esenciale; Akuakultura (në ujëra të ëmbla dhe të kripur): Turizmi rural dhe i natyrës; Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale; Punimet e artizanatit dhe industria e manifaktures; Prodhimi i energjisë së rinovueshme.
Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 57.68 milion EURO nga të cilat 75% ose 43.26 Milion EURO kontribut i BE dhe 25% ose 14.42 Milion EURO kontribut i buxhetit të shtetit.
Më shumë informacion mbi programin IPARD II, Udhëzuesin për Aplikantët, anekset shoqëruese që përcaktojnë kriteret dhe procedurën e aplikimit, mund të gjenden në faqen e internetit të AZHBR; www.azhbr,gov.al; www.ipard.gov.al; www.bujqesia.gov.al
Top Channel