Bilanci: Ja sa objekte janë inspektuar deri më tani

04/12/2019 19:14

Zv/ministria e Brendshme, Romina Voda ka publikuar ditën e sotme të dhënat më të fundit nga bilanci paraprak i punës që është bërë në lidhje me dëmet që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit.

Deklarata:

Përshëndetje,

Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës deri në orën 18:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA E RE DISPEÇER

Deri në orën 17:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 338 (Tiranë – 142; Durrës – 158; Lezhë – 29; Elbasan – 1).

Shumica dërrmuese prej 297 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN

Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:

Bashkia Durrës – 748 Objekte të inspektuara, 270 të pabanueshme, 34 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 1218 Objekte të inspektuara, 717 të pabanueshme, 228  për t’u prishur;

Në rang qarku, 4151 objekte të inspektuara.

PUNA NË TERREN

Përditësim i bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si në vijim:

27 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat:

10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;

17 objekte në Bashkinë Durrës.

Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit” Durrës.

Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, (autostradë) Durrës.

Në Thumanë:

Në vijim të deklaratës së orës 13:30 ku njoftuam për ecurinë e punës në terren konfirmojmë se u shemb Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh.

SIGURIA

Për përballimin e situatës në terren janë angazhuar mbi 800 punonjës policie.

Menjëherë pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës u angazhuan për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe në mbështetje të gjithë institucioneve në bashkërendim të plotë me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile me qendër në Durrës.

Pas punës në terren të ditëve të para për misionet e kërkim-shpëtimit, strukturat e policisë kanë siguruar rendin në parametra normalë në të gjithë qarkun dhe monitorojnë terrenin për parandalimin e çdo lloj ngjarjeje me tendencë ndaj jetës, pronës dhe lirive të qytetarëve.

Aktualisht, nga punonjësit e policisë të DVP Durrës janë marrë në ruajtje objektet e mëposhtme:

– 18 pallate të dëmtuara dhe që nuk banon njeri.

– 3  objekte ku janë vendosur ndihmat.

– 3 hotele të dëmtuara dhe të pabanuara.

– 4 qendrat e akomodimit në hotele.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju uroj një natë të mirë e të qetë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA