Raporti i Komisionit të Zbulimit mbi procesin e shkarkimit të presidentit

03/12/2019 17:38

Komisioni i Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve pritet që të bëjë publike të martën një raport mbi gjetjet dhe rekomandimet lidhur me hetimet mbi procesin e shkarkimit të Presidentit Donald Trump.

Kryetari i komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff, tha për kanalin televiziv MSNBC se paneli do të votojë të martën, për të dërguar zyrtarisht gjetjet pranë Komisionit për Zbulimin.

Pjestarët e komisionit do të votojnë më pas nëse do të ngrihen zyrtarisht akuza për shkarkimin e Presidentit Trump.

Presidenti Trump nuk do të përfaqësohet të mërkurën në seancën e planifikuar nga Komisioni Juridik lidhur me hetimet e veta për shkarkimin e presidentit. Para se të nisej për takimin e NATO-s, Presidenti Trump e dënoi procesin dhe demokratët pas tij.

“Është mashtrim, një poshtërim absolut që po i bëjnë vendit tonë”.

Zoti Trump po ashtu kritikoi demokratët për zhvillimin e seancës në të njëjtën kohë që ai po merr pjesë në takimin me udhëheqësit e NATO-s në Londër.

Presidenti Trump akuzohet se bllokoi afro 400 milion dollarë ndihmë ushtarake, tejet të nevojshme për Ukraninën, në shkëmbim të një angazhimi publik për të hetuar ish Zëvendëspresidentin Joe Biden dhe djalin e tij Hunter Biden, nën pretendimet për korrupsion. Zoti Biden

është ndër konkurrentët kryesor në zgjedhjet precidenciale amerikane të vitit 2020.

Seanca dëgjimore të mërkurën do të përqendrohet tek baza kushtetuese lidhur me procesin për shkarkimin e presidentit. Dëshmitarët, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publikë, do të jenë ekspertë në fushën e drejtësisë./ VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA