Ka nisur procesi gjyqësor i njohur si “Reket”, ndaj ish-kryeprokurores speciale, Katica Janeva, e cila akuzohet se ka marrë 50 mijë euro dhe mobilie në blerë prej 5 mijë eurosh.
Mbi Janevën bie vepra penale “marrje parash në mënyrë të jashtëligjshme” dhe “shpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Boja Janovski i njohur si “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si “Zoki Kiçeec” akuzohen për “marrje shpërblim të jashtëligjshëm” me vlerë prej 1 milionë e 500 mijë euro nga biznesmeni Jordan Kamçev, si kundërshpërblim për të ndikuar te kryeprokurorja speciale që të krijojë rrethana lehtësuese për të shpëtuar nga akuza “për larje parash” në rastin e njohur si “Perandoria”.
Para gjykatës, ish-kryeprokurorja, Janeva ka theksuar se ka punuar sipas ligjit dhe në mënyrë profesionale.
“Jam krenare për Prokurorinë Speciale dhe ekipin e Speciales dhe rezultat e arritura. Nuk e kam shkelur ligjin. Unë, si ish-shefe e Prokurorisë Speciale Publike dhe familja ime kemi qenë në rrezik tërë kohën gjatë katër vjetëve të fundit. Vazhdoj të ec me kokën lartë sepse kam kontribuar shumë në luftën kundër krimit”, është shprehur Janeva.
Top Channel