Futbollistët e Interit mposhtën sot skuadrën SPAL me rezultat 2:1 në kuadër të javës 14 të Serisë A.

“Nerazurët” me këtë fitore morën kreun e renditjes tabelare nga Juventus, që tash renditet në vendin e dytë.

Interi mbajti gjithçka në duart e tyre gjatë gjithë ndeshjes dhe golashënuesi i dyfishtë ishte Lautaro Martines.

Argjentinasi shënoi golin e parë në minutën 16, për të dyfishuar avantazhin e ekipit të tij në minutën e 41-të.

SPAL zvogëloi epërsinë me golin e Valothi në minutën e 50, por kjo ishte e tëra që ta mundën të bëjnë në këtë ndeshje.

Në këtë mënyrë, Inter vazhdon serinë e fitoreve kundër SPAL-it, të cilin deri më tash e ka mposhtur 11 herë dhe vetëm tri herë ka barazuar, transmeton KosovaPress.

Në ndeshjen tjetër të javës 14, futbollistët e Lazios mposhtën skuadrën Udinese me rezultat 3:0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA