Debate të forta u bënë në Open në Top Channel teksa po flitet për përgjegjësit e tragjedisë së tërmetit. A duhet shkuar ndërtuesit e pallateve me cikësi të dobët para drejtësisë?

Auron Tare mendon se për këtë tragjedi nuk është përgjegjës vetëm tërmeti, por edhe dora e njeriut. Pallatet janë dëmtuar pasi ka ndikuar edhe cilësia e dobët e punimeve në pallate.

“Mendoj dhe jam optimist që do të hetohen ndërtuesit që kanë abuzuar. Në këtë tragjedi do të merren masa për të çuar drejtësinë në vend”- tha Tare.

Ndërsa ndryshe mendon gazetari Mentor Kikia i cili thotë se duke thënë se është pesimist për arsye se banesat po shemben pa u marrë prova nga hetuesit.

Top Channel