Qarku i Gjirokastrës ka publikuar bilancin e dëmeve të tërmetit që ra më 26 nëntor duke lënë 49 të vdekur deri më tani dhe mbi 900 të plagosur.

Mijëra persona kanë humbur apo u janë dëmtuar shtëpitë dhe nuk kanë një vend ku të fusin kokën natën.

Qeveria ndërkohë ka shpallur gjendjen e emergjencës për tre qytete Durrës, Tiranë dhe Laç.

Komunikate per shtyp

Ne kuader të situatës emergjente të krijuar si pasojë e tërmetit më daten 26 Nëntor ,Prefekti qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka qënë  sot në bashkitë Këlcyrë e Përmet për ndjekjen e situatës në vend për ardhjen në ndihmë të banoreve nga zona të ndryshme të prekura nga tërmeti sipas shqetësimeve të ngritura  .

Në bashkinë Përmet ,prefekti qarkut mori pjese në mbledhjen e komisionit vendor të mbrojtjes civile . Kryetarja e bashkisë znj.Alma Hoxha e njohu me masat e mara për pritjen dhe akomodimin e njerëzve në nevojë të prekur nga tërmeti dhe me punën e bërë nga komisioni i mbledhur një ditë më parë . U dha një pasqyrë për situatën e krijuar ,gjithashtu ajo e njohu dhe me shqetësimet dhe problemet e të ardhurve të njerezve në nevojë dhe ata për shkak të sigurisë dhe panikut të krijuar nga situata e vazhdueshme e renies së tërmeteve.

Në fjalën e tij prefekti i qarkut , pasi falënderoi kryetaren e bashkisë për masat e mara theksin e vuri ne :

– gadishmërinë e gjithë administratës së bashkisë për të ndjekur situaten në vazhdimësi dhe të qëndrojnë në krye të detyrës ne terren ne bashkëpunim e kordinim të gjithë se bashku.

– një informacion të përditësuar dhe real për evidentimin e të gjithë të ardhurve

– evidentimin e kapaciteteve të hoteleve për akomodimin për fjetje e ushqim

– Nevojat për vizita dhe sigurimin e medikamenteve mjeksore për çdo njeri në nevojë

– Evidentimin e psikologë ve  për të marë takim dhe për tu qëndruar afër  njerëzve të traumatizuar atje ku janë akomoduar

– Shërbimet sociale të evidentojnê banesa qe janë të pa banuara

– Zyra arsimore të marê masa për evidentimin e fëmijë ve dhe nxënësve të shkollave për zhvillimin e mësimit dhe caktimin e stafit me mësues.

– Thirrjen për solidarizimin e qytetarëve dhe bizneseve për dhënien e ndihmave në këtë kohë të vë shtirë.

Në përfundim të takimit Prefekti qarkut vizitoi banoret e akomoduar në hotel ” Amerika ”  3 familje 10 veta dhe  “Aroma ” të qytetit të Përmetit ku ishin akomoduar 27 banore .

Ne Bashkine Kelcyre pati takim me NKryetarin  e bashkise, N/Kryetarin Keshillit te Qarkut dhe drejtues te institucioneve shteterore. Personat e ardhur janë nga Durresi, Tirana dhe Shijaku , te ndare sipas Njesive Administrative:

– Në Ballaban 30 familjae me 143 persona;

– Në Suh 50 familje me 110 persona;

– Në Deshnice 15 familje me 45 persona;

– Qyteti i Kelcyres 30 familje me 150 persona;

– Hotel Mandi 12 persona;

-Hotel Gryke e Kelcyres 38 persona;

– Hotel Riviera ( Gryke e Kelcyres) 18 persona

U la si detyrë që të evidentohen të gjithë të ardhurit nga bashkitë duke specifikuar çdo të dhënë sipas formularëve të ardhur nga Komiteti Nderministror i Emergjencave Civile( KNEC)

QARKU GJIROKASTER:

  1. Bashkia Gjirokaster:

– Në 5 familje të ndryshme jane strehuar 14 veta.

– Ne hoteleri nuk raportohen.

– Cadra nuk ka.

  1. Bashkia Permet:

– Ne familje nuk ka informacion.

– Ne hoteleri jane sistemuar 37 persona.

– Cadra nuk ka.

  1. Bashkia Dropull:

–  Në hoteleri nuk ka te strehuar.

– Cadra nuk ka.

4.Bashkia Kelcyre:

– Ne familje jane 450 vete;

– Ne hoteleri jane strehuar 68 veta (nga Durresi, Shijaku dhe Sukthi) te strehuar.

– Cadra nuk ka.

5.Bashkia Memaliaj:

– Ne hoteleri nuk ka familje te strehuar.

– çadra nuk ka.

6.Bashkia Tepelene:

–  Nuk ka te akomoduar.

– Ne hoteleri nuk ka  te strehuar.

– Nuk ka  cadra.

7.Bashkia Libohove:

– Nuk ka te akomoduar.

– Ne hoteleri nuk ka  te strehuar.

– Nuk ka  cadra.

Gjithesej 615 vete

Top Channel