Të gjithë e kanë mendjen tek tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, që kaloi jo me pak pasoja, duke harruar deri diku dy festat kryesore për Shqipërinë. 28 nëntorin ditën e Pavarësisë dhe 29 nëntorin Ditën e Çlirimit.

Por për ti dhënë pak jetë kësaj feste sublime, ka menduar Ambasada Amerikane me bazë në Tiranë, të cilët me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, kanë kujtuar këtë datë të rëndësishme për popullin shqiptar.

Ata kanë zgjedhur disa vargje të poetit të rilindjes Andon Zako Çajupi. Në postimin e tyre ata janë shprehur se e kanë bërë këtë zgjedhje për të nderuar Ditën e Çlirimit.

Postimi i plotë i Ambasadës:
Më këto vargje frymëzuese nga poeti i madh shqiptar Andon Zako Çajupi, ne nderojmë Ditën e Çlirimit!
Ku i duket balta më e ëmbël se mjalta?
Në vendin e tij.
Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
Në Shqipëri.

Top Channel