FOTO/ Një violinë rikthen mijëra buzëqeshje në çadrat ku strehohen banorët e prekur nga tërmeti
28/11/2019 19:51
Pas tërmetit që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, shumë banorë të qytetit të Durrësit dhe zonës së Thumanës, pas shpalljes si të pa banueshme të banesave të tyre janë strehuar në çadrat që janë vendosur në shërbim të tyre.
Një regjiment me çadra është vendosur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, mes personave të prekur nga tërmeti ka dhe shumë fëmijë, të cilët pas situatës së krijuar ndodhen në një shok të vërtetë psikologjik.
Për të kthyer sadopak buzëqeshjen e fëmijëve që ndodhen në çadra por edhe të gjithëve banorëve aty, ka menduar një maestro me violinën e tij. Maestro ka luajtur muzikë të bukur për ta, duke krijuar për disa çaste një atmosferë gëzimi në këto ditë zie.
Top Channel