Banorët e një prej pallateve në Thumanë që u shemb sot, si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.5, kishin kërkuar ndihmë dy muaj më parë.

Banorët e një prej pallateve në Thumanë që u shemb sot, si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.5, kishin kërkuar ndihmë dy muaj më parë.

Një prej të afërmve të një prej personave që ka mbetur i bllokuar nën rrënoja, tregoi për Top Channel se autoritetet ishin njoftuar për dëmtimet e pallatit që pas tërmetit të 21 shtatorit. Sipas këtij personi, asnjë masë nuk ishte marrë nga autoritetet për të ndihmuar banorët, disa prej të cilëve sot kanë humbur jetën.

“(Banorët) I njoftuan (autoritetet) pas tërmetit të parë. Ku të shkonin? Të flinin në çadra? Asnjë masë nuk u mor”, tregoi një prej personave që tha se djali i dajës së tij ka mbetur i bllokuar në rrënoja.

Aktualisht në Thumanë janë regjistruar tre viktima, por shumë persona të tjerë raportohet se janë ende nën rrënoja.

Thellohet tragjedia, numri i viktimave shkon në 9. Në Thumanë dhe Durrës shpëtohen 28 njerëz

Top Channel