Në Kishën e Zojës, në këmbët e kalasë “Rozafa” në hyrje të qytetit, shkodranët kanë ndezur qirinj për jetët e humbura dhe i kanë drejtuar lutje Perëndisë, për të prekurit nga tërmeti, personat e mbetur nën rrënoja dhe të lënduarit.

Vendi u trondit sot nga një tërmet i fuqishëm, 6.4 ballë, me pasoja katastrofike.

Më të prekurit ishin banorët nga Durrësi dhe Thumana, ndërsa deri më tani ka shkuar në 21 numri i viktimave, qindra të tjerë janë lënduar dhe të tjerë persona vijojnë të jenë nën rrënoja.

Top Channel