“Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë”, ministri Malaj reagon pasi u kallëzua në SPAK: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit
Pak ditë pasi Presidenca i bëri kërkesë Prokurorisë për të verifikuar numrin që sipas saj i ka bërë presion zëdhënësit për media të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushit, ky i fundit është thirrur në prokurori.
Sipas presidencës, personi që ka telefonuar Tedi Blushin i ka kërkuar që të fshijë një status në rrjetet sociale të bërë për shkak të detyrës.
Meta sulmoi edhe diplomatët e huaj në Shqipëri duke i bërë përgjegjës për këtë kërcënim. Presidenti Ilir Meta u shpreh se zëdhënësi i tij ishte shantazhuar në emër të një ambasade të huaj. Sipas tij shantazhi kishte ardhur vetëm 30 minuta pas statusit të bërë nga Blushi në përgjigje të Ambasadës Amerikane duke i quajtur ndërkombëtarëtgrup të strukturuar diplomatik.
Top Channel