Sfida midis Kosovës dhe Anglisë, në kuadër të eliminatorëve në “Euro 2020” kaloi me një episod mjaft interesant midis dy tifozerive. Përpara sfidës tifozët dardan, nxorën flamuj anglezë në shenjë respekti ndaj këtyre të fundit. Por marrëdhënia midis dy tifozerive është forcuar edhe më shumë nga një ngjarje të ndodhur fundjavën që lamë pas. Përpara sfidës midis dy kombëtareve, anglezit Simon Bruce, i kishte rënë kuleta në tokë me një sasi parash brenda saj, rreth 500 pound.

Kuleta është gjendur nga një qytetar Kosovar i cili ja kishte dorëzuar kuletën anglezit. Është interesante të theksohet fakti se tifozi anglez kishte ardhur në Prishtinë pa poseduar biletë, të ndeshjes. Një tifoz nga Kosova i dhuroi biletën e tij dhe ky i fundit kishte hyrë në mes të tifozëve dardan për të shikuar ndeshjen.

Për respektin e treguar nga ana e personit nga Kosova, Bruce, është vënë në kërkim për ta gjetur atë dhe për ta falenderuar për respektin e drejtuar ndaj tij. Këtë kërkesë të tij për tu njohur me kosovarin, Simon e ka bërë në llogarinë e tij në “Twitter, ku e ka shoqëruar edhe me foto të biletës së dhuruar.

“Kjo është bileta që mu dhurua pa para nga një person që ishte me djalin e tij, do të ishte diçka e mrekullueshme nëse mund ta gjeja se kush është ai, nuk jam i sigurt nëse emri i tij është shkruar në biletë. Unë e falenderova dhe ai iku. Nëse ai e lexon këtë do të doja që ta falenderoja për zemërgjerësinë e treguar ndaj meje”, shkruan ai në Twitter.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA