Një 45 -vjeçar, banues në Kurbin ra në pranga pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe më pas ofendoi dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë.

Kështu, specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. H., i cili në dalje të qytetit të Laçit, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke i fyer dhe kundërshtuar.

Gjithashtu, nga rrugorët e Lezhës, gjatë fundjavës, janë vënë në pranga dhe 5 shtetas, për drejtim mjeti pa lejen përkatëse të drejtimit, si dhe drejtuesi i mjetit të përfshirë në një aksident, me pasojë vdekjen e një këmbësori.

 

Top Channel