Një valë e motit të keq që ka marrë emrin “Giryónis” nga mitologjia greke ka goditur pjesën më të madhe të Greqisë duke sjellë erë të furishme, reshje shiu dhe përmbytje të mëdha.

Në Kineta të Atikës për pak sa nuk u përsërit tragjedia e dy viteve më parë kur përmbytjet e mëdha morën jetën e 26 njerëzve në zonën e Mandres.

Pamjet e para televizive tregojnë një katasrofë biblike, me rrugë të mbushura me baltë e gurë, pemë të shkulura, makina njëra mbi tjetrën. Bëhet fjalë për zonën qe u shkatërrua thuajse nga zjarret e korrikut të vitit 2018.

Në shumë shtëpi niveli i ujit arriti në 1 metër e 80 cm dhe repartet e zjarrfikësve u janë përgjigjur dhjetëra thirrjeve telefonike për ndihmë nga qytetarët.

Ndërsa në Rio Antirrio pranë Patrës dy persona janë mbytur kur varka me vela në të cilën ndodheshin është mbytur si rezultat i erës së fuqishme që frynte në zonë.

Probleme të tjera ka pasur në rrugët kombëtare praneëKorinthit,ndërsa në zonën e Katerinës në Greqinë veriore ku janë mbyllur shkollat për ditën e sotme, ka referime për reshje të mëdha shiu të shoqëruara me stuhi. Dhjetra peme janë shkulur ose thyer nga era dhe në Selanik duke shkaktuar dëme tek automjetet e parkuara.

«Giryónis» sipas sinoptikanëve do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme të godasë Greqinë me stuhi të forta si dhe breshër.

Gjate orëve të mëngjesit janë prekur ishujt e detit Jon, Greqia perëndimore, Peloponezi perëndimor, ndërsa pasdite stuhia do të prekë Thesalinë , Sporades, Kuklades , ishujt e Egjeut verior e lindor dhe deri në mbrëmje do të preken Maqedonia perëndimore e qendrore.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel