Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur dhe ndaluar nga policia e Mirditës.

Bëhet fjalë për shtetasin M.P., banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendim në maj 2019, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel