FOTO ILUSTRUESE

Sot u miratuan 8 prokurorët e rinj, që do të jenë pjesë e SPAK, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që KLP çeli garën për pozicionin e drejtuesit të SPAK, e cila do të jetë e hapur për një afat kohor prej 15 ditësh duke nisur nga kjo e hënë.

Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) u miratuan me 11 vota pro, projekt-aktet për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.

Tetë prokurorët e parë të SPAK janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho.

Prokurorët në SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Gjatë mbledhjes së KLP, u tha se ky vendim hyn në fuqi me datë 19 Dhjetor 2019 dhe botohet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Njihuni më poshtë me secilin prej tyre.

M.Hoxha

FOTO GALERI
7/8
Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit, Enkeleda Millonai, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2003 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Ajo ka punuar si sekretare gjyqësore në vitet 2003-2006 dhe më pas si prokurore në Prokurorinë e Tiranës, atë të Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Elbasanit. Në vitin 2016, Millonai u komandua zv.drejtuese e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa në prill të vitit 2018 ajo mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA