FOTO ILUSTRUESE

Sot u miratuan 8 prokurorët e rinj, që do të jenë pjesë e SPAK, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që KLP çeli garën për pozicionin e drejtuesit të SPAK, e cila do të jetë e hapur për një afat kohor prej 15 ditësh duke nisur nga kjo e hënë.

Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) u miratuan me 11 vota pro, projekt-aktet për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.

Tetë prokurorët e parë të SPAK janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho.

Prokurorët në SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Gjatë mbledhjes së KLP, u tha se ky vendim hyn në fuqi me datë 19 Dhjetor 2019 dhe botohet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Njihuni më poshtë me secilin prej tyre.

M.Hoxha

FOTO GALERI
8/8
Prokurori i Krimeve të Rënda, Klodian Braho ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2005-2008 dhe më pas është emëruar prokuror në Berat. Në vitin 2012, Braho u transferua në Prokurorinë e Vlorës ku mbajti edhe postin e zv.drejtuesit, ndërsa në vitin 2015 u dekretua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Paralelisht me punën si prokuror, Braho është angazhuar edhe në mësimdhënie apo si ekspert në Shkollën e Magjistraturës.

Top Channel