Manchester United lëshon fitoren nga dora, pëson gol në finish (foto)

24/11/2019 19:57

Sheffield United dhe Manchester United janë ndarë në paqe duke luajtur baras 3:3, në një ndeshje dramatike në stadiumin “Bramall Lane”.

Vendësit erdhën të parët në epërsi me golin e John Fleck në minutën 19, me të cilin rezultat (1:0) edhe përfundoi pjesa e parë.

Shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, skuadra mysafire ishte në disavantazh prej dy golash, pasi Lys Mousset tundi rrjetën e portierit De Gea, duke sjellë kështu gëzimin e madh për tifozët e Sheffield.

Ndërsa dukej se Sheffield do të shënonte fitore në këtë ndeshje, ekipi i Manchester United u rikthye shumë shpejt në lojë, duke shënuar tre gola brenda shtatë minutash.

Brandon Williams në minutën 72 zvogëloi epërsinë e vendësve në 1:2, ndërsa Mason Greenwood barazoi shifrat pesë minuta më vonë.

Marcus Rashford në minutën 79 solli mysafirët për herë të parë në epërsi në këtë ndeshje, por gëzimi i të përzgjedhurve të Solskjaer nuk zgjati shumë dhe në finish të takimit Oli McBurnie, i cili hyri në pjesën e dytë, arriti t’i sigurojë një pikë të madhe skuadrës së tij duke shënuar për rezultatin përfundimtar 3:3.

Pas 13 xhirosh në Premier Ligë, skuadra Sheffield United renditet në pozitën e gjashtë me 18 pikë, ndërsa Manchester United në pozitën e nëntë me 17 pikë.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA